Durrës, 24 maj 2014 – Kryebashkiaku durrsak Vangjush Dako është takuar me ambasadorin polak të akredituar në vendin tonë, Marek Joziorski. Gjatë takimit të zhvilluar në zyrën e kryetarit të bashkisë së Durrësit, Dako dhe Joziorski zhvilluan një bisedë shumë  të ngrohtë dhe miqësore.

Në bisedë, krahas temave me rëndësi lokale, që kishin të bënin me Durrësin, vecanërisht me dimensionin turistik të qytetit, u trajtuan edhe tema me rëndësi mbarëshqiptare. Biseda u përqendrua sidomos në përpjekjet e Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Ambasadori e siguroi edhe një herë kryebashkiakun Dako se Polonia mike mbështet fuqishëm kërkesën e Shqipërisë për të marrë këtë status, në muajin qershor.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/