Mesditën e sotme një qytetar në Durrës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa kryente nevojat personale, në afërsi të kabinës.

Dëshmitarët në vendngjarje, bëjnë me dije për "DurrësLajm" se qytetari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, është dërguar pa ndjenja në spital me makinat e rastit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pallatit të sportit "Ramazan Njala" në Durrës.

Policia ka nisur hetimet.