DURRËS, 26 gusht 2013 – Kryetari i degës së Durrësit Igli Cara ka reaguar në lidhje me ekskursionin në Durrës të kryeministrit në pritje Edi Rama me arkitektët e huaj. Në një postim të tij në FB deputeti Igli Cara, ka sulmuar jo vetëm kryebashkiakun aktual të Durrësit Vangjush Dako, por edhe paraardhësin e tij Lefter Koka: “A do të mundet Rama të shkatërrojë ndërtimet e klientëve të kryetarëve të majtë të bashkisë së Durrësit (njërin do ta ketë në krah në qeveri e tjetrin e ka në kryesi)?”.
Postimi
Të dashur miq!
Edi Rama dje ka “shëtitur” në Durrës arkitektët e sjellë nga jashtë kufijve për të kërkuar zgjidhje përkundrejt masakrës urbane në bregdet, të cilën e konsideron si një nga sfidat më të mëdha të qeverisë së tij.
Deri këtu dakord jemi. por ….
1. A e ka të qartë Rama produkt i kujt është masakra urbane e qytetit të Durrësit?
2. A e ka të qartë Rama, se kush ndërton me leje e pa leje prej shumë vitesh në Durrës?
3. A e ka të qartë Rama kush lejon pallatet shumëkatësh pranë amfiteatrit, të cilit tashmë ia kanë zënë frymën?
4. A do të mundet Rama të shkatërrojë ndërtimet e klientëve të kryetarëve të majtë të bashkisë së Durrësit (njërin do ta ketë në krah në qeveri e tjetrin e ka në kryesi)?
Besoj se qytetarët e Durrësit e dinë përgjigjen…
/ agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





