DURRES, 19 tetor 2014 –  Paraditen e së dielës, 19 tetor 2014 policia e kufirit dhe migracionit në pikën e kontrollit dhe kalimit kufitar në terminalin e udhëtarëve të portit të Durrësit i vuri prangat shkodranit Bujar Pervizi, 37 vjeç, pasi iu gjetën rreth 10 kg marijuanë me destinacion Apeninet, njoftuan burime nga ministria e Punëve të Brendshme.

37-vjeçari synonte të kapërcente Adriatikun për në Itali, teksa gjatë kontrollit në vijën e dytë në  BMW-në e tij me targa AA488DX, në brendësi të pjesëve anësore të shasisë, u zbuluan disa pako me kanabis, që peshonin rreth 10 kg.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/