DURRËS, 16 shkurt 2014 –  Ka filluar të lulëzojë një lloj trafiku i paligjshëm midis dy brigjeve të Adriatikut, që ka vlerë më të madhe se ai i drogës, trafiku i zhardhokut të kërpudhës nëntokësore që në italisht quhet tartufo apo tartufolo; gjermanisht: trüffel; anglisht: truffle; latinisht: tuber) që kërkohet aq shumë në kuzhinën elitare. Në një informacion në FB-në e agjencisë së lajmeve “Dyrrah” A. Kollozi shkruan se më 15 shkurt 2014, policia kufitare e portit të Durrësit, rreth orës 22.00, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e një shtetasi italian, ka bllokuar rreth 30 kg tartuf. Vlera e këtij kërpudhe-zhardhok në tregun e shumicës varion nga 300 deri në 10 mijë euro kilogrami! Zhardhoku i tartufit është një specie në mbrojtje, për shkak se rrezikon të zhduket. Për gjetjen e tartufit, gjuetarë italianë vijnë në Shqipëri me qen të stërvitur. Tartufi rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër në një thellësi 5-30 cm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/