DURRËS, 26 korrik 2014 – Ndonëse ka kaluar peripeci të mëdha që nga Siria e përfshirë në luftë, nëpërmjet Turqisë dhe Greqisë, për të kaluar në Itali, një adoleshent kapet te sheshi i trageteve.
Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit njofton se më 25 shtator 2014 i ka vënë prangat një 17-vjeçari sirian, me inicialet M. A., me banim në kryeqytet, Damask.
Blutë thanë se rreth orës 23:00 të 24 shtatorit 2014 i riu është kapur nga policia kufitare dhe e migracionit në terminalin e udhëtarëve në port, teksa po bëhej gati të hipte në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, me pasaportë siriane në emër të tij dhe kartë greke identiteti, e cila dyshohet të jetë tërësisht e falsifikuar.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





