DURRËS, 5 shkurt 2014 –Ndërsa sirianët dynden drejt Turqisë për emigrim, një banor i Stambollit vjen deri në Durrës për të shkuar në Apenine, me vizë të rreme, pasi shteti i tij nuk është në BE. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 5 shkurt 2014, ora 1:00 pas mesit të natës, u arrestua turku Muslum Dagdeviran, 29 vjeç, nga Stambolli. Më 4 shkurt 2014, rreth orës 22:30, u kap nga policia kufitare në terminalin e përpunimit të udhëtarëve në portin e Durrësit. Dagdevirani po orvatej të shkonte në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari, duke përdorur pasaportën e tij turke, në faqen 9 të së cilës ndodhet e stampuar një vizë “Shengen” gjermane. Blutë dyshojnë se “Shengeni” është tërësisht i falsifikuar.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





