DURRËS, 4 shkurt 2015 –  Drejtoria rajonale për kufirin dhe migracionin njofton se, të mërkurën, më 4 shkurt 2015, në orën 9:00 paradite, në hyrje për në Republikën e Shqipërisë, kontrollorët e sportelit të pikës kufitare në terminalin e trageteve në portin e Durrësit ndaluan një të kërkuar. Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Gazmir Karoshi, lindur në Dibër dhe banues në Kamzë Tiranë.

Kufitarët thonë se 24-vjeçari ishte shpallur në kërkim me ngjyrë kartele “të Kuqe”. Arsyeja është se prokuroria e rrethit të Kurbinit ka dërguar urdhër ekzekutimi të vendimit të datës 26 maj 2014 të gjykatës së Apelit Tiranë, që ka lënë në fuqi vendimin e datës 12 nëntor 2013 të gjykatës së faktit të Kurbinit. Kjo e fundit e ka dënuar Karoshin me dy vite burg (i mbetet të vuajë dhe një) për vjedhje.

Pas shoqërimit në mjediset e drejtorisë rajonale për kufirin dhe migracionin Durrës, u kryen të gjitha procedurat standarde të verifikimit, regjistrimit dhe më pas iu dorëzua komisariatit të Kurbinit.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/