DURRËS, 22 nëntor 2013 – Kufitarët e portit arritën të parandalojnë, natën e 21 nëtorit 2013, dy raste narkotrafiku midis Shqipërisë dhe Italisë, duke sekuestruar gjithsej 100 kg e 45 gramë. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 22 nëntor 2013, ora 3.00 të mëngjesit u arrestua italiani Guerrino F., 39 vjeç, me banim në Romë, sepse në orën 22.00 date 21 nëntor 2013, në Pikën e Kalimit Kufitar (terminali i udhëtarëve) të portit detar të Durrësit, iu gjetën dhe iu bllokuan 92 pako kanabis, me peshë 49.2 kg. Ai synonte që drogën e fshehur në një Alfa Romeo me targa AP387FP, ta çonte në Apenine me tragetin “AF Claudia” të linjës Durrës-Bari.  Po më 22 nëntor 2013 u arrestuan Abdyl K., 22 vjeç dhe Lezerin P., 24 vjeç, me banim në Durrës. Këta shtetas do të udhëtonin për në Itali me një Opel Astra me targa DR9094D,  i cili drejtohej dhe ishte në pronësi të Abdyl K.-së; mjet i cili rreth orës 22:00 datë 21.11.2013, u përzgjodh për kontroll. Në bagazhin e tij u konstatua një bombël gazi, në brendësi të së cilës një tjetër bombël gazi dhe në brendësi të saj një sasi mase e thatë bimore, e papaketuar, e presuar kanabis me peshë 51 kg e 25 g. Vetura do të imbarkohej në tragetin “Bari” të linjës Durrës – Bari. Kështu, gjitsej në dy vetura u kapën një sasi spektakolare prej 100 kg e 45 gramë lëndë narkotike. Blutë e Durrësit i ӓuan në Tiranë materialet për tre të prangosurit për t’u hetuar nga prokuroria e krimeve të rënda.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/