DURRËS, 9 gusht 2014 – Policia shqiptare parandalon tragjedinë në një mjet lundrues, ku ishin tre pjesëtarë të një familjeje belge.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se në orën 16:00 të datës 8 gusht 2014, forcat e drejtorisë së policisë së kufirit dhe migracionit të Durrësit, pasi kanë marrë njoftim për rrezikun e mbytjes të një jahti turistik, arriti të shpëtojë tre shtetas belgë, tri milje larg bregut.
Policia dërgoi mjetin e saj lundrues në vendin e defektit të jahtit, duke imbarkuar familjen Delija: Princess, Arian dhe Alissa, me banim në Anderlecht të Belgjikës.
Më vonë, policia kufitare ndërhyri dhe riparoi defektin teknik të jahtit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





