Trupi pa jetë i londinezit është në një gjendje tejet të dekompozuar

·        * Po bashkëpunohet me ambasadën e Madhërisë së Saj në Tiranë për konfirmimin e identitetit

·     *  Nuk është ende e qartë sesi ka ndodhur ngjarja, ku mund të jetë mbytur, a kemi të bëjmë me ndonjë krim apo aksident në det të hapur

DURRËS, 28 nëntor 2013 – I mbyturi në Adriatik, në zonën e Kepit të Palit, që u zbulua nga një peshkatore shqiptare rreth orës 14:00, është britaniku 67-vjeçar, Mark Aykroyad. Burime nga Drejtoria e Policisë së Shtetit për qarkun e Durrës-Krujës bën të ditur, rreth orës 16,45 të 28 nëntorit 2013, nisur nga një dokument i gjetur në veshjet e kufomë, në një distancë 12 milje nga bregu, rezulton se i ndjeri quhet Mark Aykroyad i datëlindjes 3 gusht 1946 (67 vjeç), lindur në Londër. Sipas forcave ligj-zbatuese shqiptare, trupi i nxjerrë në tokë nga blutë e Shijakut, është në një gjendje tejet të dekompozuar. Policia e Shtetit thotë se po bashkëpunohet me ambasadën britanike në Tiranë për konfirmimin e identitetit. Ndërkohë po bëhen veprimet përkatëse procedurale. Nuk është ende e qartë sesi ka ndodhur ngjarja, ku mund të jetë mbytur, a kemi të bëjmë me ndonjë krim apo aksident në det të hapur.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/