DURRËS, 28 nëntor 2013 – Edhe një kufomë tjetër në det në veri të qytetit të Durrësit. Burime nga drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë bëjnë të ditur se rreth orës 14, nga ekuipazhi i një peshkatoreje në lundrim ka ardhur informacioni se është gjetur një kufomë në det në zonën e Kepit të Palit që qe po e nxjerr në breg policia e Shijakut. Po kryhen veprimet për identifikimin e kufomës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





