Ecja kundravajtje në rrugë mund të kthehet në çdo moment në burim aksidenti.

Por kjo duket se nuk e ka shqetësuar një drejtues mjeti në Durrës, që ecën kundravajtje në mes të rrugës, në zonën e Nish Tullës.

Siç duket qartë në videon që po publikojmë, mjeti tip Ford në ngjyrë gri ecën kundravajtje mes morisë së makinave të tjera, madje merr dhe kthesën në rrugën që të çon drejt tregut agro-ushqimor të shumicës!!!

Fatmirësisht, nga lëvizja në sensin e gabuar nuk u regjistrua aksident, por nuk dimë ende nëse shkelësi është ndëshkuar nga efektivët e Policisë Rrugore.