Durrës, 5 maj 2014 – Fundjavën që sapo lamë pas, fenomeni i dhunës në familje është zhvendosur këtë herë nga marrëdhëniet mes bashkëshortëve në ato mes kunetërve.

Në plot 3 raste kunetërit janë konfliktuar mes tyre, madje në njërin rast, policia ka nisur edhe procedim penal në gjendje të lirë ndaj një 39 vjeçareje, pasi ka kanosur kunatin e saj, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në një fshat të komunës Xhafzotaj dhe në të kanë mbetur të përfshirë shtetasja M.A., 39 vjeçe, dhe kunati i saj shtetasi S.A., 36 vjeç.  

Ndërkohë në dy rastet e tjera policia ka plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme për një 24 vjeçare nga Durrësi që është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga kunata e saj, 39 vjeçarja M.A. si dhe për një 23 vjeçare, nga fshatrat e Durrësit të cilën e ka ofenduar dhe kanosur ish kunati i saj, shtetasi E.P., 27 vjeç, banues në Vorë Tiranë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/