Një situatë mjaft e rëndë është krijuar pasditen e dotme në morgun e spitalit të Durrësit, ku familjarë të dy viktimave të atentatit të sotëm mafioz janë paraqitur për të tërhequr trupat e të dashurve të tyre.
Lotët dhe dëshpërimi shiheshin mjaft qartë në fytyrat e familjarëve, që u paraqitën për të tërhequr trupat e dy shokëve, Ervin Dalipajt, ish-shefit të krimit Ekonomik në Tiranë dhe Juxhin Dautit, që u ekzekutuan me mbi 50 plumba teksa udhëtonin bashkë në një makinë tip Audi.
Trupi i Dalipajt u tërhoq nga kushëriri i tij i parë, djali i xhaxhait, Luan Dalipaj që rrëfeu mes lotëve se ishte i shokuar nga vrasja tragjike e Ervinit.
“Hera e fundit që e kam takuar ishte kur ishte shef policie, pastaj nuk e kam parë më”, – ka rrëfyer kushëriri i Dalipajt për mediet.
Përveç kësaj, Luani tregon edhe disa detaje nga jeta e ish-shefit të krimit ekonomik, baba i një vajze 7-vjeçare, e cila bashkë me nënën e saj ishin detyruar të jetonin në Elbasan, në familjen e gjyshërve, që kur Dautaj mori arratinë, rreth një vit më parë.





