Ky është kreu i njësisë administrative Sukth që mbeti i plagosur me thikë pasditen e sotme, pak para ndërrimit të viteve.
Rrapo Osmani e mban prej disa vitesh detyrën e kreut të njësisë administrative Sukth.
Ai mbeti i plagosur pas një konflikti të çastit, së bashku me shtetasin K.O. 21 vjeç.
Të dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.





