Durrës, 23 qershor 2014 – Një 26 vjeçar nga Durrësi ka rënë pre e dhunës së ushtruar mbi të nga tre laçianë.

Sipas policisë, tre laçianët (të identifikuar tashmë, por emrat e tyre nuk bëhet publik për arsye hetimi) kanë dhunuar të riun durrsak A.K., pasi donin t’i vidhnin automjetin.

Pasi e rrahën paq, ata i kanë marrë makinën tip Fiat me targa AA782FK dhe dy telefona celularë. Por fakti interesant është se automjeti i grabitur 26 vjeçarit durrsak është gjetur i djegur afër urës së lumit Mat në Milot.

Nuk dihet ende nëse grabitësit donin të ndëshkonin 26 vjeçarin dhe për këtë arsye i morën dhe i dogjën makinën, apo pasi policia ra në gjurmët e tyre ata vendosën të hiqnin dorë nga automjeti i vjedhur për të fshehur gjurmët.

Hetimi i ndërmarrë nga hetuesit e Komisariatit të Policisë Shijak pritet të zbardhë gjithë këtë ngjarje dhe të çojë pas hekurave tre laçianët grabitës.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/