Dy të rinj janë larguar nga shtëpia në qytetin e Durrësit, ndërsa vetëm njëri prej tyre është gjetur me ndihmën e policisë.

Burimet nga policia e Durrësit bëjnë të ditur sot se janë vënë në kërkim dhe po punojnë për gjetjen e shtetases Dh.B. 18 vjeçe.

Një ditë më parë, babai i adoleshentes, shtetasi V.B. 53 vjeç, ka ngritur një kallëzim pranë policisë së Durrësit për largimin e vajzës së tij nga banesa. Rrethanat e zhdukjes së 18-vjeçares janë ende të paqarta.

Ndërkohë, një minoren i larguar nga shtëpia para 5 ditësh është gjetur dhe i është dorëzuar familjarëve nga ana e specialistëve për Krimet.

Sipas policisë, 16-vjeçari me iniciale Z.M. ishte larguar me vullnetin e tij nga shtëpia më 27 janar.

Të dyja ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.