DURRËS, 18 shkurt 2015 – Po bëhen të shpeshta largimet nga shtëpia të pjesëtarëve të familjes, sikurse dëshmojnë dy denoncime në polici: për një të moshuar dhe i një të moshës së mesme.
Drejtoria e policisë e qarkut njofton se të martën, më 17 shkurt 2015, ora 09.00 Th. R, 53 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, komuna Rrashbull, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa i ati J. R., 79 vjeç. Kurse në orën 11.00 ka bërë kallëzim 73-vjeçarja H. M., banuese në Durrës se para një muaji është larguar nga banesa i biri Arben Kurt Malku, 46 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





