Largohen të gjithë automjetet e parkuara në aksin rrugor “Taulantia”, në segmentin nga hotel “Aragosta” deri te hotel “Ferrara”. 

Ashtu siç edhe policia e Durrësit, pati njoftuar një ditë më parë, para mesditës u spostuan në një tjetër vend të gjitha automjetet e parkuara në dy senset e këtij aksi rrugor.

Ndalimi i parkimit të mjeteve hyn në fuqi në orën 12.00 dhe do të zgjasë deri në orën 24.00.

Ndërkohë nuk ka kufizime për qarkullimin e makinave në këtë aks.

Ndalimi i parkimeve u bë në kuadër të planit të masave që DVP Durrës, ndërmori për mbarëvajtjen e aktivitetit për sigurinë e personaliteteve të larta të NATO-s.