Policia e Durrësit po punon për gjetjen e një 23-vjeçari nga Xhafzotaj pasi është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.

Denoncimin për largimin e djalit me iniciale Gj.M., e bëri i ati i tij një ditë më parë në Komisariatin e Policisë së Shijakut.

Babai 48-vjeçar me iniciale Z.M., nën ankth për gjendjen e të birit, ka kërkuar ndihmën e policisë për ta gjetur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.