Durrës, 23 gusht 2014 – 33 vjeçari Dorian Lala nga Durrësi është vënë në pranga i akuzuar për vjedhje.
Dy ditë më parë, rreth mesditës, në lagjen nr. 12 në Durrës një drejtues furgoni ka lënë të hapur makinën e tij, pavarësisht se brenda saj kishte një shumë të konsiderueshme parash.
Pakujdesia e 36 vjeçarit I.S. nga Durrësi është shfrytëzuar më së miri nga 33 vjeçari Lala, që pa asnjë mundim ka hapur makinën dhe kroskotin e saj dhe ka marrë nga aty mbajtësen e parave.
Plot 550 mijë lekë ka marrë hajduti Lala dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Konstatimi i shpejtë i vjedhjes nga ana e 36 vjeçarit dhe dëshmitë e të pranishmëve në vendngjarje kanë ndihmuar policinë që vetëm 4 orë më vonë të identifikojë dhe prangosë hajdutin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





