DURRËS, 6 shtator 2014 – Ndonëse në mbjelljen e pemëve pranë Urës së Dajlanit, në hyrje të qytetit bregdetar me rastin e 10-vjetorit të LSI-së, ishte i pranishëm dhe anëtari i Kryesisë së LSI-së dhe ministri i Drejtësisë, z. Nasip Naço (dikur prokuror në Durrës), ishte zëvendëskryetari i LSI-së dhe ministër i Mjedisit, durrsaku Lefter Koka që ka komentuar arrestimin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Adrian Fullani:
“Duhet të mësohemi dhe të jemi të qartë se në fund fare është gjykata ajo çka fajëson apo nuk fajëson individë ose institucione”.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





