Instituti i Sociologjisë ka uruar Dr. Matilda Likaj, lektore në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD), pasi është fituese e çmimit "Studiuesi i Vitit" për kategorinë e studiuesit të ri në shkencat sociale e Humane [Award for Exellence in Research and Practice].

Më 15 nëntor 2019, Komisioni i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i përbërë nga 21 studiues të shkencave sociale e humane nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, e nderoi Dr. Matilda Likaj për librin: “Sociologji/ Emigrimi dhe integrimi social”.
Info
Dr. Matilda Likaj është lektore në departamentin e sociologjisë, pranë fakultetit të edukimit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ajo zotëron diplomë nga Universiteti i Selçukut (bachelor në sociologji), nga Universiteti i Selçukut (MSh në sociologji) dhe nga Universiteti i Tiranës (doktoratë në sociologji: “Emigrimi dhe integrimi social i emigrantëve shqiptarë pas viteve 1990).

Më parë ajo ka mbajtur pozicionin e lektores, drejtuese e revistës shkencore, koordinatore programi etj. në dy universitete private.

Dr. Likaj është autore e më shumë se njëzetë publikimeve të artikujve në revista shkencore dhe dyzetë pjesëmarrje dhe publikime në konferenca rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Publikimet e saj ndër të tjera përfshijnë publikime në revista te indeksuara me impakt faktori dhe publikimet e disa projekteve.

Th.M.