54-vjeçarit që iu vu lëndë plasëse në derën e dyqanit, në fshatin Katund i Ri, në Durrës është një punonjës policie.
“DurrësLajm” mëson se lënda shpërthyese është vënë në derën e efektivit Hysen Gashi, i cili është pjesë e repartit “Shqiponja”.
Policia bën të ditur se nga shpërthimi është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.
Ndërkohë, nuk dihet ende nëse lënda plasëse i është vënë policit 54-vjeçar për shkak të detyrës apo ndonjë konflikti me persona të tjerë.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”,- bëri të ditur më herët policia e Durrësit, në një njoftim zyrtar.





