4 korrik 2015 – Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar nga Durrësi, pasi ka rrahur rëndë bashkëshorten e tij.

Policia e Durrësit njofton se Idriz Buci, ka goditur me grushte dhe shkelma duke i shkaktuar dëmtime në trup bashkëshortes së tij, 50-vjeçares Sh.B. E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre.

Buci do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Dhunë në familje”.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/