Pasojat e motit të keq që ka mbërthyer gjirin e Durrësit ditët e fundit janë mjaft të dukshme në shëtitoren “Taulantia”.

Pirgjet me leshterikë kanë mbuluar një pjesë të konsiderueshme të shëtitores bregdetare, ndërsa kanë mbuluar thuajse fare një nga skulpturat e parkut më të njohura në Durrës.

Ai që njihet si “Peshkatari” është rrethuar nga grumbujt e leshterikut, ndërsa natyra me kreativitetin e saj unik ka sajuar edhe një shall prej leshteriku në qafën e skulpturës së njohur.

Temperaturat e ulta të ditëve të fundit të vitit që lamë pas i lanë radhën motit të keq, të shoqëruar me reshje shiu dhe erë të fortë, që do të vijojë edhe për disa ditë në gjirin e Durrësit.