Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pulën, i cili u arrestua pak ditë më parë për "shpërdorim detyre".

Në maj të këtij viti, Pula zëvendësoi në këtë post Florian Alimadhin, kohë kur u krijua Agjensia Shtetërore e Kadastrës.

Aktualisht në krye të Kadastrës në Durrës është urdhëruar Arjan Cengu.