Mungesa e parkimeve është një fakt që qytetarët e Durrësit e vuajnë çdo ditë.

Të gjithë jemi dëshmitarë që shpesh në rrugët kryesore, të cilat janë ngushtuar të gjitha për t’u dhënë hapësirë trotuareve, drejtuesit e mjeteve i parkojnë këto të fundit edhe në radhë dyshe apo dhe në vende të papërshtatshme, duke rënduar edhe më shumë trafikun e këtyre ditëve të gushtit, ku numri i makinave në qytet është thuajse dyfishuar.

Në pamundësi për të gjetur një parkim më të mirë, një limuzinë është parkuar ngjitur me kazanët e mbeturinave, të vendosur përgjatë rrugës “Taulantia”, tek Muzeu Arkeologjik.

Për fat të mirë, këto të fundit nuk ishin të mbushur plot e përplot me plehra.