DURRËS, 15 maj 2014 –Në rrethin e Durrësit viti 2013 ishte më “mashkullor” për sa u përket lindjeve të foshnjave.

Sipas evidencave të drejtorisë rajonale të shëndetësisë, në vitin 2013 ka pasur 2 482 lindje të gjalla gjithsej, fatmirësisht, pa asnjë vdekje amnore.

Bie në sy fakti se mes foshnjave 1 516 të tilla (52,8 për qind) ishin djem dhe 1 356 vajza (47,2 për qind), ose 160 meshkuj më tepër, zakonisht një diferencë e madhe në përqindje në krahasim me mesataren shumëvjeçare.

Sa për kureshtje, pati 70 lindje para kohe (prematurë) me peshë deri në  2 500 gramë dhe 7 në shtëpi.

Por në shkallë rrethi vdekshmëria foshnjore po gjatë vitit 2013 arriti në 25, nga të cilat 11 në qytete (8,8 për mijë) dhe 14 në fshat (13,1 për mijë).

Nëse nuk ka ndodhur asnjë vdekje gjatë lindjes, 11 të tilla kanë ndhur para lindjes dhe 14 pas lindjes (0-6 ditësh).

Për shkaqet e vdekjeve, bie në sy se 9 prej tyre kanë qenë sëmundje të të porsalindurve, 6 për anomali kongjenitale dhe 2 të aparatit respirator.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/