15 shtator 2015 – Të hënën, më 14 shtator 2015, në mjediset e QNOD-it (Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare) në Plepa të Durrësit, Këshilli Britanik në Shqipëri prezantoi programin për zhvillimin e kapaciteteve të QNOD-it. Ky program është një investim i Qeverisë së Britanisë së Madhe në kuadër të mbështetjes së reformave qeveritare të Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e Sigurisë Kombëtare.
Programi i trajnimit të punonjësve QNOD-it do të ketë në fokus aftësimin e komunikimit profesional në gjuhën angleze. Programi do të mundësojë për 5 muaj përafrimin e standardeve profesionale të këtyre punonjësve me kolegët e tyre në rajon. Përshëndetën ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri Nicholas Cannon, zëvendësministri shqiptar i Mbrojtjes Petro Koçi dhe drejtori administrativ i QNOD-it Maksim Malaj.
/th. m. portali DurresLajm/