Dje ka përfunduar Kampionati i Minifutbollit organizuar nga LRI Durrës, ku triumfuese doli lagja 18.

Një lojë serioze dhe argëtuese, që përballi dy finalistët, lagjja 14 kundër lagjes 18, kjo e fundit triumfoi me një rezultat të thellë.

Ekipi i lagjes 18 ka shënuar plot 4 gola përballë të rinjve të lagjes 14, duke fituar kështu titullin e këtij kompeticioni sportiv.

Përveç LRI-stëve dhe qytetarëve durrësakë që ndoqën ndeshjen e mbështetën skuadrat e tyre në këtë garë, i pranishëm ishte dhe kryetari i LSI Durrës Lefter Koka. Madje Koka si një ish-futbollist, në hapje të kësaj ndeshjeje realizoi disa gjuajtje në portë dhe shënoi gol në çdo gjuajtje të tij.

Ky kompeticion u zhvillua nën moton “Sporti dhe Shëndeti”.