Durrës, 18 korrik 2014 – Një 16-vjeçar është plagosur aksidentalisht me pistoletë nga fqinji i tij 17-vjeçar, teksa po luanin me armë zjarri.  Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Shënvlash, në Durrës, teksa dy të rinjtë me iniciale F.M. e B.G., ishin duke luajtur me njëri-tjetrin.

Mësohet se 17-vjeçari B. G. ka shkrehur pistoletën tip TT aksidentalisht duke lënë të plagosur bashkëfshatarin e tij16-vjeçar. I dëmtuari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve pa rrezik për jetën.

Mjekët pohojnë se i riu ka një plagë në shpatull, e cila është shkaktuar nga një plumb, ndërsa pas ndërhyrjes kirurgjikale gjendja e tij paraqitet e mirë. Policia arrestoi autorin e ngjarjes vetëm pak minuta më vonë, së bashku me armën e krimit.

Policia deklaron paraprakisht se ngjarja është aksidentale, ndërsa po hetohet se si arma e krimit ka përfunduar në duart e dy të rinjve, e cila për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/