53-vjeçarja Lumnie Bega, nënë e dy fëmijëve, ka përfunduar në Gjykatën Shkallës së Parë të Durrësit, pasi u rrah nga komshinjtë e saj në mënyrë brutale. Shkak ishte macja, e cila kaloi sinorin, duke përfunduar tek komshinjtë. Ngjarja ka ndhur më 15 nëntor të 2015, në lagjen 11 të qytetit, ndërsa të dy familjet janë komshinj me njëri-tjetrin.

“Komshia më qëlloi me hekur, më nguli një gozhdë në trup. Kafshët edhe e kalojnë gardhin, por njerëzit nuk duhet ta kalojnë cakun. Pasi i kam denoncuar në Polici, më kanë kërcënuar se do të të më djegin të gjallë, do të më vrasin. Unë nuk tërhiqem nga e drejta ime dhe do t’i shkoj deri në fund. Por, deri tani kemi bërë katër seanca gjyqësore dhe të katërta kanë dështuar, sepse mungojnë prokurori, pastaj avokati, e kështu seanca është shtyrë sërish. Komshinjtë kanë bërë veprime të tjera, më kanë kërcënuar me vdekje dhe me djegie,” – thotë nëna e dy fëmijëve.

K. H.