Një mjet ka përfunduar në kanal në Sukth, ku si pasojë kanë mbetur të aksidentuar dy të rinj 17-vjeçarë.
Sipas të dhënave nga policia, mësohet se të plagosurit janë dy adoleshentë banues në fshatin Sukth i Ri, shtetasi me iniciale O. M. dhe shtetasi A.A., të dy 17 vjeç, ku ky i fundit ishte në drejtimin e “Benz”-it që u përplas.
I papajisur me leje drejtimi, adoleshenti A.A. ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike duke rënë më tej në kanal. Si pasojë, është aksidentuar vetë ai dhe pasagjeri tjetër bashkëmoshatar. Raprotohet se të dy ndodhen në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti është regjistruar në Sukth, në rrugën “Lagje Stalla”.





