Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në një kanal anës autostradës Durrës–Tiranë, në afërsi të Rrashbullit.

Burime policore konfirmojnë për “DurrësLajm” se si pasojë e aksidentit nuk ka persona të lënduar, ndërsa drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme, automjeti i përmbysur është nxjerrë nga kanali me ndihmën e një mjeti zjarrfikës.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.