DURRES, 23 qershor 2013 – Mbrëmjen e sotme, rreth orës 18.30, në segmentin rrugor  Tirane-Durrës, pikërisht në fshatin Romanat, ka ndodhur një aksident rrugor ku si pasojë e daljes nga rruga e mjetit pa targa, Volkvalgen tip “Golf 2” drejtuar nga shtetasi M.Troplini,  i moshës 51 vjeç, ka mbetur i plagosur vetë drejtuesi i mjetit si dhe një këmbësor, shtetasi  S.Troplini, 59-vjeç.

Sipas policisë së Durrësit, dy të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Drejtuesi i mjetit M.Troplini, 51 vjeç po mjekohet pranë Spitalit të Durrësit. 

Këmbësori i dëmtuar S.Troplini, 59 vjeë, u dergua në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë mjekësore.

e qytetit të Durrësit dhe më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon kryerjen e veprimeve të para.

Mbi shtetasin M. Troplini rëndon akuza për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/