Dalin pamjet e para nga makina tip “Golf 6”, me të cilën po udhëtonin dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia në momentin kur u qëlluan për vdekje pranë tregut të makinave në Shënvlash, Durrës.

Siç duket edhe nga fotot dhe pamjet filmike nga vendngjarja, plumbat kanë përshkruar të gjithë mjetin, por dallohen veçanërisht qartë në xhamat e makinës. Duket se autorët kanë qëlluar drejt objektivave të tyre, pa u dhënë mundësi shpëtimi dy vellezerve Haxhia.

Mësohet se ndaj automjetit tip “Golf 6” eshte qelluar me bresheri. Besmir Haxhia ka në pronësi një zyrë Western Union dhe jepte makina me qira në Spitallë.

Ende nuk dihet se cili ishte motivi pse atentatorët qëlluan mbi dy vëllezërit Haxhia, 35 dhe 37 vjeç.