DURRES, 5 prill 2013 – Një aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari është regjistruar në aksin rrugor Plepa-Ura e Dajlanit, në afërsi të vendit të njohur me emrin Rrota e Kuqe. Mësohet se automjeti i Task-Forcës së Tiranës ka përplasur një person rreth të dyzetave, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur nga policia. Aksidenti është regjistruar vetëm pak minuta më parë.

Gjatë kohës që po tentonte të kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin kalimtari është goditur nga automjeti që po lëvizte në këtë aks. I dëmtuari është dërguar me shpejtësi në spitalin rajonal të Durrësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor si dhe efektivë të policisë rrugore, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht policia bën me dije se automjeti i cili ka shkaktuar aksidentit po levizte kundravajtje, çka ka sjellë dhe përplasjen e kalimtarit.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/