26shtator 2015 – Makina digjet, pronari qëllon policët. Flori Mullaj, 35 vjeç nga Sukthi, jo vetëm që mbeti pa makinë, por edhe u arrestua nga policia e Durrësit. Një ditë më parë ai akuzohet se goditi me grusht, gjatë kryerjes së detyrës Punonjësit e Policisë së Rendit, të cilët kanë qenë duke kryer veprimet për sigurimin e vendit të ngjarjes, pasi po digjej makina tip Golf me targa AA 660 GO, në pronësi të të arrestuarit.
Makina është djegur në pjesën e përparme dhe shkak ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit i ka dhënë makinës me frena dore. Gjithashtu,nga kontrolli që i’u bë me aparat Drager ka rezultuar se shtetasi i mësipërm kishte konsumuar pije alkoolike në masën 0.42 MG/L. “Jeta osh qejf” ka publikuar videon kur makina ishte në flakë dhe shoferi konfliktohej më uniformat blu.
/portali DurresLajm/