Një 61-vjeçar nga Sukthi është aksidentuar teksa po udhëtonte me biçikletë.
Ka qenë një mjet i paidentifikuar që ka goditur shtetasin R.V., dhe më pas ia ka mbathur.
Policia bën me dije se biçiklisti ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në Shijak.
Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.





