DURRES, 16 qershor 2013 – Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari është regjistruar në Unazën Plazh-Shkozet.
Një automjet tip Ford Fiesta me targa DR 9944 D, i drejtuar nga 28 vjeçari Fatjon Florja, banor i Shën-Vlashit, ka përplasur për vdekje një kalimtar.
Policia e cila ka mbërritur menjëherë për në vendngjarje ka transportuar për në spitalin e Durrësit viktimën, ndërsa ka ndaluar drejtuesin e automjetit, i cili nuk është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit.
Familjarët kanë identifikuar viktimën. Ai është 64-vjeçari Sali Isuf Gjoka, lindur në Dibër dhe banues në Plazhin e Durrësit.
Policia si dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe po punojnë për identifikimin e viktimës.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





