Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Shkozet–Plepa, në qytetin e Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, një këmbësor, 81 vjeç, është përplasur nga një automjet në afërsi të semaforit.

Si pasojë e goditjes, ai ka mbetur në gjendje shumë të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Siç duket dhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm“, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.