21 korrik 2015 – Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkaktari i aksidentit është shtetasi Skënder Çaushaj, 53 vjeç, banues në Kuçovë, i cili me ‘Opel’-in me targa ‘AA 74 KV’ ka përplasur një motoçikletë pa targa, në unazën Shkozet-Plepa, në afërsi të kabinës elektrike.
Si pasojë e përplasjes, mbetën të plagosur drejtuesi i motoçikletës, 28-vjeçari A.Ç., dhe pasagjeri tjetër 18-vjeçari A.Ç.
Pas aksidentit dy të lënduarit janë dërguar në spitalin e Durrësit, dhe fatmirësisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, 53-vjeçarit nga Kuçova iu vunë prangat, nën akuzën e 'Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor'.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/