DURRES, 15 tetor 2013 – Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash në në rrugën tregtare në Durrës, ku makina ka përplasur dy kalimtare nënë e bijë.
Të plagosurat B.Mustafa, 36 vjece dhe Xh. Mustafa, 16 vjece janë dërguar në spital me shpejtësi ,ku ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
Makina që i aksidentoi, një BMW me targa AA 875BY është larguar nga vendngjarja, por policia ka bllokuar qarkullimin dhe është vënë në ndjekje të saj.
Fillimisht policia ka gjetur mjetin BMW me targa AA 875BY të braktisur në afërsi të rrotondos në Shkozet, autori i aksidentit është larguar.
Sipas njoftimit të policisë rreth orës 20:00, të mbrëmjes së sotme autori i dyshuar i aksidentit i quajtur Arlind Cara, 25 vjeç, banues në Durrës, ka kërkuar të vetëdorëzohet dhe aktualisht ndodhet në polici.
/Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





