Një vajzë e re është përplasur nga një automjet në Durrës.

Aksidenti ndodhi pak minuta më parë te lagjja nr.12 pranë pallatit të sportit, teksa vajza e moshës rreth të njëzetave, po kalonte rrugën. Ndërsa drejtuesi i automjetit pasi e ka përplasur, ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes.

E lënduara fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me disa lëndime të lehta.

Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe po shqyrtojnë pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet përreth për zbardhjen e rrethanave.