Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në mbikalimin e Urës së Dajlanit, në Durrës.
Siç duket edhe nga video që na ka mbërritur në redaksi, për pak ka ekzistuar rreziku të përsëritej një tjetër aksident i frikshëm në Durrës, ku pak ditë më parë humbi jetën një 18-vjeçare pasi automjeti ku ajo ishte pasagjere “fluturoi” nga mbikalimi.
Këtë herë makina e përfshirë në aksident është përplasur me barrierat e rrugës por fatmirësisht janë regjistruar vetëm dëme materiale siç konfirmojnë burime policore për “DurrësLajm”.
Në vendngjarje kanë shkuar grupi hetimor dhe një autoambulancë, Grupi i hetimit po punon për të zbuluar shkakun e aksidentit.





