Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Manzë, ku një automjet është përplasur me një motor. Për pasojë është plagosur drejtuesi i motomjetit, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 16:00, në Manzë, automjeti me drejtues shtetas V. K. ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. Q., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”, thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





