Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë, pranë Stacionit të Trenit në Durrës.

Në videon e siguruar nga “DurrësLajm“, duket makina e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Nga informacionet paraprake mësohet se në makinë kanë qenë drejtuesja e mejtit dhe një pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta. Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

.