Në aksin “Kristaq Boshnjaku” në Durrës vetëm njëri nga trotuaret është në dispozicion të këmbësorëve, sepse tjetri është i zënë përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës nga automjetet e psrkuara në trotuar.

Video e mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” dëshmon absurditetin që haset çdo ditë në shumë akse kryesore dhe dytësore të qytetit bregdetar.

Në një qytet ku problemi i parkimit të mjetit është një hall i përditshëm i rezidentëve dhe qytetarëve, ndodh shpesh të shohësh kalimtarë që ecin në asfalt dhe automjete që parkohen mbi trotuar!

Gjobat e Policisë Bashkiake dhe asaj Rrugore nuk e zgjidhin dot problemin përsa kohë mungon një strategji konkrete institucionale për t’i dhënë zgjidhje këtij fenomeni absurd, që vijon prej vitesh në qytetin 3000-vjeçar, që synon të zhvillojë turizmin e qëndrueshëm gjithëvjetor dhe atë elitar.